Kryetari i Skenderajt dhe Drejtori i Arsimit thërrasin në drejtorët dhe zv.drejtorët e shkollave – ja çka u diskutua

- Advertisement5 -

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Komunale për Arsim,  Kastriot Duraku, kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e shkollave të komunës.

- paragrafi 1 -

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për rritjen e cilësisë në arsim, forcimin e angazhimit profesional dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve komunale dhe menaxhmenteve shkollore me qëllim që të arrihen rezultate të qëndrueshme dhe një arsim cilësor për gjeneratat e reja.

- Advertisement -

Në njoftim thuhet se kryetari i komunës Sami Lushtaku dhe Komuna e Skenderajt mbeten të përkushtuar që arsimi të jetë prioritet strategjik, duke investuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve, ngritjen e standardeve dhe fuqizimin e rolit të shkollës si themel i zhvillimit të shoqërisë.

616184017 1308139864674727 8633043358352869423 n

dr

- Advertisement -