E premte, 20 Shtator, 2024

Kryetari i sindikatave: Shumë shpejt do të dalim me lajme pozitive

- Advertisement1-

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Ekonomik- Social, i cili për temë kishte gjetjen e zgjidhjes për të dalë nga greva, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se shumë shpejt do të ketë lajme pozitive.

“Po, ne diskutuam për kërkesat tona. Përpjekjet janë të dyanshme. Po shpresoj që shumë shpejtë ne do të dalim me lajme pozitive dhe do të vazhdojmë punën.Atmosfera herë ishte relaksuese por edhe tensionuese. Kur ne dëshirojmë që të ecim përpara, atëherë edhe këto janë shumë normale.Kemi sinjale nga të dyja anët që mund të ecim përpara”, ka deklaruar Hykolli.

- Advertisement -

Ai theksoi se të pranishëm në mbledhje ishin përfaqëues të Qeverisë, duke përfshirë ministrin eFinancave, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Ishin përfaqësues të Qeverisë që janë në Këshillin Ekonomiko- Social. Kanë qenë ministri Hekuran Murati dhe ministrja Abërie Nagavci dhe disa zëvendësministra” – u shpreh kryetari i BSPK-së.

Hykolli paralajmëroi se do të ketë takim sa më shpejt që është e mundur duke mos anashkaluar që i njëjti mund të ndodh sonte apo nesër.

“Dialogimi i ka edhe rrugët e veta por, momentalisht jemi në këtë situatë ku shumë shpejt do të ulemi dhe të ofrojmë qendrimet tona. Takimi do të ndodhë sa më shpejt që është e mundshme, sonte ose nesër” – tha Hykolli.Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...