Kryetari i Prishtinës dhe drjetoresha e Arsimit shijon ushqimin që do t’ju servohet fëmijëve në shkollat ku do të mbahet mësimi gjithëditor

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren Jehona Lushaku Sadriu, kanë provuar sot drekën që do t’ju servohet fëmijëve në shkollat ku do të fillojë mësimi gjithëditor nga shtatori.

- paragrafi 1 -

Rama ka thënë se është shumë i kënaqur me cilësinë dhe shijen e ushqimit të përgatitur nga Kuzhina Qendrore, dhe më gëzon fakti që kemi arritur të sigurojmë një menu të shëndetshme dhe të përshtatshme për fëmijët tanë.

- Advertisement -

“Jemi gati për shtatorin”, ka shkruar Rama.