Kryetari i Këshillit të Prindërve: E kishim marrë punë të kryer sigurimin e librave, jemi të shqetësuar

- Advertisement5 -

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha tha se janë të shqetësuar me njoftimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se prindërve mund t’ju duhet t’i blejnë vetë librat e nxënësve, 10 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Dragusha tha në Frontal në T7 se shpresojnë që mënyra e sigurimit të librave për të cilën foli sot Nagavci të mos jetë finale.

- Advertisement - M1

“Si prindër jemi shumë të shqetësuar… Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës kemi bërë kërkesë në Ministri që të bëhet edhe blerja e teksteve nga klasa e 6 deri në klasën e 9”, tha ai.

“Shpresoj që nuk është vendimi final ky”, tha ndër tjerash Besnik Dragusha.

Ai tha se e kishin marrë për punë të kryer sigurimin e librave nga Ministria e Arsimit, ndërsa i bëri thirrje ministres Arbërie Nagavci që që sa më shpejtë t’i sigurojë librat për nxënësit

Shqip | English