Kryesindikalisti vjen me reagim: Koeficienti i sotëm paraqet fukarallëk e skamje

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Ali Gashi në një përgjigje për Insajderin ka komentuar vendimin e qeverisë për koeficientin 105 të aprovuar sot.

- paragrafi 1 -

Sipas tij koeficientja dhe rritja e pagave është e papranueshme dhe se pritjet kanë qenë se numri do t% shkonte deri në 130.

- Advertisement -

“Ne si BSPK nuk jemi të kënaqur dhe si ë tillë është e papranueshme pasi që pritjet tona kanë qenë që të paktën të jetë 130,”, tha Gashi për Insajderin.

Gashi tha se ky vendim ka qenë tejet zhgënjyes duke e llogaritur gjendjen e rëndë ekonomike dhe inflacionin në vendin tonë.

“Jemi zhgënjyer shumë, nëse e llogaritim gjendjen e rëndë ekonomike, inflacionin, rritjen e çmimeve jemi të zhgënjyer shumë”, tha ai.

- Advertisement -

I njëjti tha se kjo vlerë përfaqëson gjendjen e rëndë ekonomike që kemi në vendin tonë dhe se kjo do t’i kontribuoj ikjes së të rinjëve nga vendi.

“Me këtë vlerë ne tregojmë dhe përfaqësojmë një fukarallëk e skamje të madhe. Kjo i jep mundësi të rinjëve ta lëshojnë vendin sa më parë sepse këtu nuk ka përspektivë”, tha për fund Gashi.