E diel, 19 Janar, 2025

Kryesindikalisti i Kosovës: Pagat janë degaradim dhe tallje, kanë nisur dorëheqjet nga puna

- Advertisement1-

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave kanë njoftuar dje se janë ekzekutuar pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

Në disa kategori janë shprehur pakënaqësitë pasi rritja e pagës nuk ka qenë ashtu siç e kanë pritur.

- Advertisement -

Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, ka thënë se pagat e reja janë një degradim dhe tallje nga Qeveria.

Për punëtorët e shërbyesve civil, sipas Gashit, kjo është e papranueshme.

“Jemi tmerruar me ato paga që janë dalë dhe me klasifikimin e punëtorëve që ka ndodhë nga ana e Qeverisë. Shumica e zyrtarëve të Shërbyesve Civil ne komuna është klasifikuar tek profesional 3 që rrjedhimisht i bie 380 euro pagë, kjo është një degradim dhe një tallje e radhës, është e papranueshme nga ne. Është shokuse edhe për zyrtarët publik të cilët mezi e kanë pritur Ligjin e Pagave në këtë gjendje të rënduar ekonomike kjo është skandaloze”, u shpreh Gashi, për Front Online.

Pas ekzekutimit të pagave të reja, Gashi ka treguar se disa zyrtarë kanë njoftuar dorëheqjen nga puna.

Ai thotë se që nga pas lufta situata me pagat asnjëherë s’ka qenë më keq.

“Dëshiroj të besoj se ky është një gabim nga ana e Qeverisë dhe jo me tendencë sepse është një pagë që i ka demotivuar shërbyesit civil. Sot disa zyrtarë më kanë kontaktuar dhe më kanë njoftuar që më nuk do të vazhdojnë të punojnë më në shërbimit civil për faktin se nuk ja vlen. Kjo është situata më e keqe që pas përfundimit të luftës,” theksoi Gashi.

- Advertisement -rrrrrrr

Këshillit Drejtues te BSPK-së njoftoi se do t’i dërgojnë shkresë Qeverisë për pakënaqësitë e tyre.

“Kam kontaktuar më gjithë zyrtarët dhe do t’i dërgojmë shkresë zyrtare Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, që në mënyre urgjente të bëhet përmirësimi dhe klasifikimi meritor të shërbimit civil në të kundërtën do të përfundojë keq shërbimi civil”, deklaroi Gashi.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë reagime në lidhje me pagat e reja.

Sindikalisti Ali Sefaj pati kritika se ka keqinformim nga institucionet edhe lidhur me pagat e mësimdhënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...