- Advertisement1-
Dejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, njoftoi se nesër do të fillojë procesi mëësimor në këtë komunë. Por, kryesindikalisti i arsimit në Podujevë, Fadil Halimi e demanton Fetahun.
Halimi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook njoftoi se në Podujevë greva vazhdon. Duke shtuar se nëse ka ndonjë vendim të dytë do të njoftohen me kohë.
- Advertisement -
Reagimi i plotë:
Njoftim:
Ne Podujeve greva vazhdon. Në shkollat e komunës së Podujevës greva vazhdon sipas orarit të deritashëm i parapar në udhëzuesin e grevës. 9:00 deri në 12:00 për të dy ndërrimet.
Për çdo risi, do të informoheni me kohë. Fadil Halimi, kryetar i Sindikatës së arsimit në Podujevë.