E diel, 23 Shkurt, 2025

Kryeministri Kurti viziton shkollën shqipe në Nju-Jork

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar shkollën shqipe “Alba Life” që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut.

Në takimin e përbashkët me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe me themeluesit e drejtuesit e kësaj shkolle, Kurti vlerësoi përkushtimin dhe përpjekjet e mërgatës për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër breza dhe edukimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement -

“Kryeministri konfirmoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkollën shqipe në vendet ku jeton mërgata shqiptare. Po ashtu theksoi se Qeveria e vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin dhe përfshirjen e profesionistëve nga mërgata në hartimin e politikave zhvillimore dhe strategjike.”, thuhet në njoftimin për media.

Themeluesi i shkollës, Qemal Zylo foli për kontributin e këtij institucioni për zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së origjinës si dhe njohjes me trashëgiminë kombëtare shqiptare. Ai bëri të ditur se programet e shkollës mbështeten në programet e përgatitura nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës.

U bashkëbisedua edhe për rëndësinë e posaçme që ka rrjetëzimi i profesionistëve në mërgatë dhe ndërtimi i mekanizmave për transferimin e njohurive, dhe ekspertizës ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe atyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...