E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Kryeministri Kurti: Studentët dhe mësimdhënësit më të zotë i kemi në diasporë

- Advertisement1-

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një takim me mërgimtarët në Frankfurt të Gjermanisë ku atyre ju ka thënë se studentët dhe mësimdhënësit më të zotë i kemi në diasporë”, shkruan AlbanianEducation.net.

Ai ka përmendur kontributin e vazhdueshëm, para e pas lufte që disapora ka dhënë për vendin.

- Advertisement -

“Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës nga viti 1901, shkruante se ‘të gjitha ndryshimet politike kanë pasur pëherë dy faktor: emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur apo intelektuale brenda vendit’. Ky është kombinimi fitues për shtetin tonë, për kombin tonë. Por, përderisa atë kohë thuhej ‘elita intelektuale brenda vendit’ ne në fakt sot filluam takim me studentët shqitparë, ekspertë, tash kemi tubim me shqiptarët në Frankurt, për t’u bindur se jo vetëm patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj, por edhe studentët dhe mësimdhënësit më të zotë i kemi në diasporë”, ka deklaruar Kurti, në këtë tubim ku mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e shpërndau fjalimin e saj e kryeministrit në Facebook.

“Prandaj kur themi që ne atje jemi brenda e ju jasht, nuk jemi tamam të sigurt; meqenëse nëse i ke punëtorët e patriotët më të devotshëm në diasporë, dhe i ke mendjen më të ndritura jashtë, pra edhe zemra edhe truri edhe muskuli, njëmend të lind pyetja kush është brenda kush është jashtë? Ndoshta na atje brenda jena më jashtë se ju, e ju që jeni jashtë jeni më brenda se ne që jemi atje”, ka thënë Kurti.

“Me mundin dhe djersin tuaj janë paguar mësimdhënësite gjuhës shqipe, gjithashtu financuar edhe lufta çlirimtare dhe rezistenca paqësore”, tha Kurti.

/AlbanianEducation.net/.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...