E diel, 23 Shkurt, 2025

Kryeministri Kurti: Rinia e ka jetike ta lidh diplomën në shkollë me vendin e punës në ekonomi

- Advertisement1-

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot bizneset e sektorit të plastikës dhe metaleve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se ka falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për gatishmërinë dhe kontributin e tyre lidhur me temën të cilën ai e quan vendimtare për transformimin socio-ekonomik të vendit.

- Advertisement -

“Bashkëbisedimin me bizneset e vazhduam edhe sot. Kësaj radhe me sektorin e plastikës dhe metaleve. Përkrah ministreve Hajdari dhe Nagavci, i falënderova për gatishmërinë dhe kontributin e tyre përnjë temë që është aq e rëndësishme saqë vendimtare për transformimin socio-ekonomik të Kosovës, për zhvillim ekonomik, për mirëqenie për të gjithë. Në veçanti për rininë tonë e cila e ka jetike që ta lidhë diplomën në shkollë, me vendin e punës në ekonomi. Arsimi Dual është ura. Arsimin Dual po e bëjmë”, shkroi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...