Deklarata e Kryeministrit Albin Kurti se “siç po bëhen ndryshime në politikë, besoj që duhet të ketë ndryshime në çdo sferë të jetës shoqërore, profesionale”, nuk i pati pëlqyer fare fare Kryetarit të Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj iu ishte kundërpërgjigjur menjëherë Kryeministrit Kurti duke i thënë se nuk e vendos këtë gjë një Kryeministër dhe se sipas tij kishte qenë hera e parë që nga pas lufta që një Qeveri lëshon një deklaratë të tillë për Sindikatat.
Disa muaj pas kësaj ‘përplasje’, i pari i SBASHK-ut ka paralajmëruar ta sfidojë Qeverinë një grevë nga pas datës 2 prill. Ai thotë se kjo si rezultat i pa-kënaqësive e kërkesave të vazhdueshme nga sindikata që Jasharaj e udhëheqë, si dhe nga ngritja e çmimeve, të cilat sipas tij kanë varfëruar shportat e mësimdhënësve.
Rrahman Jasharaj ka deklaruar për Gazetën Online Reporteri.net se shtesat prej 100 eurosh për mësimdhënësit nuk janë arsye e vetme e grevës. Thotë se greva do të mbahet edhe si rezultat i në mungese të gatishmërisë së Qeverisë së Kosovës për siç e quan ai dialog me sindikatat, dialog përmes të cilit synohet një marrëveshje për Ligjin e pagave si dhe çështje tjera të cilat kanë ngritur SBASHK-u me vite.
“Shtesa prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në arsim, shkencë e kulturë nuk është arsyeja e vetme për paralajmërimin e grevës. Arsye kryesore është mungesa e gatishmërisë së Qeverisë për dialog të mirëfilltë me sindikatat, përmes të cilit do të duhej arritur marrëveshje për Ligjin e pagave dhe për çështje të tjera, të cilat ne i kemi ngritur duke u bazuar në kërkesat legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut. Nëse Qeveria vazhdon me heshtjen dhe nuk do të realizoj kërkesat tona, atëherë më 2 prill kur bahet Kongresi i SBASHK-ut, delegatët, që përfaqësojnë tërë sektorin e arsimi, që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe sektorin e kulturës, do ta analizojnë situatën dhe do të marrin vendime konkrete. Nëse deri atëherë Qeveria nuk bën veprime konkrete për plotësimin e kërkesave tona, atëherë delegatë do të marrin vendim për veprime sindikale, pra edhe për grevë të përgjithshme në tërë sektorin e arsimit. Sa i takon shtesës në pagë prej 100 euro kjo është bërë për shkak të ngritjes së madhe e të vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementarë dhe konsiderojmë se do të ishte një ndihmesë modeste për të punësuarit në arsim për të përballuar këtë situatë me ngritje kaq të madhe të çmimeve”, deklaroi Rrahman Jasharaj për Gazetën Online Reporteri.net.
Jo rrallë herë është përfolur për një koeficient të njëjtë në arrsimin pavauniversitar, ku fillohet me çerdhe, për të vazhduar me arsimin e mesëm të lartë, por një gjë të tillë ka mohuar Rrahman Jasharaj, i cili tha se në Arsim ka vende të ndryshme të punës që dallojnë, e që sipas tij duhet të dallojnë edhe koeficientet.
“SBASHK ka emëruar një komision i cili ka punuar duke dhënë versionin tonë lidhur me Ligjin e pagave dhe propozimet e argumentuara lidhur me secilin koeficient. Në Arsimin Parauniversitar, që nga çerdhet e deri në Arsimin e Mesëm të Lartë ka vene të ndryshme ë punës, që dallojnë nga njëri –tjetri, pra dallojnë edhe koeficientet. SBASHK angazhohet që koeficientet të jenë të tillë që sigurojnë vend meritor të tërë sektorit të arsimit, shkencës dhe kulturës në Ligjin e pagave“, shtoi ai.
Ndër të tjerash Kryetari i SBASHK-ut nuk ka përjashtuar mundësinë e grevës së përgjithshme, duke shtuar se janë delegatët e Kongresit ata që marrin për veprime sindikale.
“Mundet të ketë grevë të përgjithshme, nëse Qeveria vazhdon kështu dhe nuk plotëson kresat legjitime të SBASHK-ut, atëherë fatkeqësisht më 2 prill delegatët e Kongresit do të marrin vendim për veprime sindikale dhe ashtu si vendosin ata, ashtu edhe do të ndodh ngase ata janë përfaqësues të tërë sektorit të arsimit, por edhe të kulturës sepse edhe shumë nga institucionet e kulturës janë pjesë e SBASHK-ut“, u shpreh Jasharaj për Gazetën Online Reporteri.net.
E, i hatërmbetur edhe me Ministrin Hekuran Murati sikurse dhe me Kryeministrin Albin Kurti duket te jetë ende i pari i SBASHK-ut, kjo si rezultat i një deklarate të mëparshme të Ministrit Murati, i cili kishte thënë se “…zaten, nuk ka mundur të ketë shtet të kapur, pa disa sindikata fort të kapura…”.
“Qeveria Kurti, e vetmas vetë Kryeministri dhe Ministri Hekuran Murati, nëse vazhdojnë kështu, do të mbesin në kujtesë për qasje të gabuar ndaj sindikatave dhe dialog me to, që e kanë obligim. Qeveria Kurti erdhi pas premtimeve të shumta dhe një pjesë e qytetarëve e kishin parë si Qeveri të shpresës, por deri tani nuk po shihen premtime të realizuara në arsim e madje as në sektorë të tjerë”, tha Jasharaj.
Rrahman Jasharaj i tha Gazetës Online Reporteri.net se SBASHK-u ka kërkuar takime me Kryeministrin Kurti, por një gjë e tillë sipas tij nuk ka ndodhur.
“Ne kemi kërkuar takime me Kryeministrin Kurti, por nuk ka ndodhur një takim me të, por kemi komunikuar me të nga larg e përmes medieve të nderuara. Deklarimeve të pa bazuara e të paargumentuara për ne dhe sindikatat tjera u jemi përgjigjur me kohë dhe me fakte e argumente”, shtoi Jasharaj.
Megjithatë, komunikim të vazhdueshëm me Ministren, Arbërie Nagavci si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit pohohet të ketë patur, por që Jasharaj mohon që Nagavci të ketë ngritur tek Qeveria e Kosovës kërkesat që SBASHK-u i ka bërë vazhdimisht në takime.
Me MASHTI-n dhe ministren Nagavci dhe kabinetin e saj kemi pasur komunikim të vazhdueshëm dhe takime duke bashkëbiseduar për situatën në arsim, por edhe për kërkesat legjitime të punësuarve në arsim dhe kemi kërkuar që ajo të ngris këto kërkesa në takimet e Qeverisë, por kjo nuk ka ndodhur deri tani dhe kjo është keq sepse te puntorët e arsimit shtohet zhgënjimi ndaj saj.”, u shpreh Jasharaj.
Veç të tjerash Rrahman Jasharaj vlerëson se paralajmërimi i SBASHK-ut për grevë nuk është nguti, pasi sipas tij këto kërkesa janë tash e sa kohë të paraqitura, ku Qeveria nuk ka patur gatishmëri për një dialog të mirëfilltë me përaqësues nga SBASHK-u, ku për këtë sipas të njëjtit do të ketë vetëm një fajtor, e ajo është Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Paralajmërimi ynë për grevë nuk është nguti. Ne tani e sa kohë kemi paralajmëruar se janë shtuar pakënaqësitë në sektorin e arsimit e kulturës dhe kemi kërkuar dialog të mirëfilltë për të gjetur zgjidhje të kërkesave të anëtarësisë sonë. Qeveria nuk ka pasur këtë gatishmëri dhe nëse vazhdon kështu do të jetë fajtori i vetëm pse do të ndodhin veprimet sindikale, pra edhe greva e përgjithshme.”, tha Rrahman Jasharaj për Gazetën Online Reporteri.net.
Vlen të theksohet se ‘mollë sherri’ ndërmjet Kryeministrit, Albin Kurti si dhe Kryetarit të SBASHK-ut është edhe vonesa e trajtimit të Ligjit të pagave, ku kohë më parë SBASHK-u i kishte dhënë afat Qeverisë deri në muajin mars për të sjellur në Kuvend të njëjtin Ligj.