Kryeministri Kurti për koeficientin: Rritja më e madhe e pagave ndonjëherë në Kosovën e pavarur

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka bërë të ditur vlerën e koeficientit të pagave, që deri më tani kishte qenë “mister”.

- paragrafi 1 -

Këtë koeficient Kurti e ka arsyetuar duke e cilësuar si sistem të përllogaritjes për barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive.

- Advertisement -

Madje, kryeministri ka deklaruar se sivjet në Kosovë u bë rritja më e madhe e pagave ndonjëherë në vend.

“Nga viti në vit 20 deri në 25 milionë euro është rritur totali i pagave në sektorin publik kësaj here i kemi rritur në 105 milionë euro është rritja më e madhe ndonjëherë në Kosovën e pavarur. Kur pjesëtohet me numrin e zyrtarëve publikë kemi arritur te ky numër i koeficientit”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.

Në vend kanë filluar reagimet e para duke e quajtur koeficientin prej 105 euro si koeficient të mjerimit.