Kryeministri Kurti e ministrja Nagavci flasin për rritjen e cilësisë në arsim – por nuk e thonë asnjë fjalë për rritjen e pagave

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancë solemne për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ku kanë marrë pjesë edhe veteranë të arsimit, si dhe mësimdhënësit e dalluar nëpër komuna.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi që uroi mësimdhënësit për këtë ditë, theksoi se mësuesi nuk është ai që na sjell dijen abstrakte dhe vetminë, por virtytin publik të lirisë, deri edhe dijen e vetëmohimit në emër të hapjes së një epoke të re. Ndërsa, ai shtoi se këtë e bëri edhe Pandeli Sotiri në Korçë në fund të shekullit XIX, këtë e bëri edhe Shaban Jashari në Skenderaj një shekull më vonë.

- Advertisement -

“Dhe si çdo kombi, edhe ne na duhet një epope e arsimit, një epope që e shpall arsimin. Ashtu si epopeja që e përkujtuam dje dhe pardje e sot, si epopeja e lavdishme që na shpalli vullnetin, po ashtu na lipset një epope që na e ngjall inteligjencën, vendosjen e vullnetit në racionalitet”, tha Kryeministri.

Kryeministri Kurti foli edhe për hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria dhe reformat që duhen bërë me qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

Ndërkaq, mësuesja veterane e arsimit, Nysrete Krasniqi, në emër të veteranëve të arsimit falënderoi institucionet dhe gjithë shoqërinë për mbështetjen ndaj mësuesve, ndërsa ndau momente të veçanta të punës së saj me nxënësit.

- Advertisement -

Më pas, veteranët e arsimit, u pritën nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrja Arbërie Nagavci.

Edhe në këtë takim u fol për rolin kyç që kanë pasur mësimdhënësit përgjatë viteve dhe për rolin që kanë sot në përgatitjen e gjeneratave të reja.

Ministrja Nagavci foli për punën që është duke u bërë për të përmirësuar politikat arsimore dhe pozitën e mësimdhënësve dhe shprehu përkushtimin e saj dhe të MAShTI në këtë drejtim.

Por siç shihet në deklaratat e tyre, asnjëri nuk flet për mundësinë e rritjes së pagave për mësimdhënësit.