E hënë, 20 Janar, 2025

Kryeministri Kurti: Çmimet nuk janë rritur vetëm për mësimdhënësit

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit u është përgjigjur kritikave të opozitës për qasjen e tij rreth grevës në arsim.

Kurti ka thënë se greva në arsim nuk është “problem specifik”, pasi që siç tha kryeministrit çmimet janë rritur për të gjithë, dhe jo vetëm për mësimdhënësit.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se ai nuk ka ardhur në pushtet me premtimet për rritje të pagave, siç kanë bërë Qeveritë e kaluara, por megjithatë kryeministri ka thënë se paga do të rriten, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Me datën 1 shtator e kemi takuar me kryetarin e BSPK-së për ta prezantuar së bashku pakon. Unë kam dashur që këta të jenë pjesë e fitores. Është edhe rezultat i trysnisë së tyre pakoja që ne po bëjmë. Iu ka pëlqyer pakoja. Triumfin do ta kishte BSPK më 1 shtator. Memli Krasniqi tha se ky është problem specifik. Nuk është problem specifik. Unë i ka takuar disa herë, ata thoshin se çmimet janë rritur. Çmimet nuk janë rritur vetëm për mësimdhënësit. Ky do të ishte një problem specifik. Çmimet janë rritur për të gjithë dhe për të gjithë ne kemi pakon e përballues me inflacionin. Është koha që të merrni pjesë në diskutime publike të gjithë ju për projektligjin për paga. Ne e kemi sjellë. Secili prej neve ka garuar me platforma elektorale. Ne e kemi pasur punësim, nuk ka qenë rritja e pagave. Pagave do të rriten, por nuk ka qenë premtim elektoral i imi”, u shpreh Kurti.

Kurti ka folur edhe për përplasjen që Ministri i Qeverisë së tij, Hekuran Murati e kishte me kreun e AAK-së, Ramush Hardinaj.

Kurti tha se Murati i ndërhyu në fjalë Hardinajt, por nuk e ofendoi.

“Është e vërtetë që ministri Murati i ndërhyu në fjalë Haradinajt, por ai nuk e ka fyer. E pyeti se sa janë rritur pagat më 2018, pagat janë rritur 4 përqind. E kuptojmë se nuk duhet t’i ndërhyjmë njëri-tjetrit, por kjo është dukuri në Kuvend”, tha Kurti në Kuvend.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...