E premte, 20 Shtator, 2024

“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë”

- Advertisement1-

Nuk ka një marrëveshje Qeveri-SBASHK, kështu edhe java e ardhshme nis me greva në arsim.

Por reagimet nuk kanë së ndaluri që të gjindet një ujdi dhe nxënësit t’i kthehen bankave shkollore.

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është obligim i secilës Qeveri që të takojë përfaqësuesit e sindikatave.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se “mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana është veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike”.

“Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.

Postimi i plotë:

Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.

Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.
Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.

- Advertisement -rrrrrrr

Shiheni se si ka qenë qasja jonë.

Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim.
Bëjeni atë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...