“Kryeministër na jep çelësin ta hapim shkollën”

- Advertisement -

Çelësi i shkollës

- paragrafi 1 -

1 Shtator, datë kur duhet të filloj viti shkollorë, shkolla e mbyllur! Nxënësit nuk mund të hynë brenda!

- Advertisement -

Menduam gjatë, se kush mund ta ketë çelësin?

Kush mund ta ketë marrë? Biseduam mes kolegësh (mësimdhënës), nuk mund t’ia lëjmë fajin askujt, sepse askush nuk e kishte.

Për prindërit e nxënësëve, as që diskutohej që ta ketë dikush nga ta.

- Advertisement -

Menduam mos rastësisht ndonjë zyrtarë komunal ta ketë marrë? Nuk qëndronte as kjo.

Nuk ishte në dorën e tyre, që ata ta kishin mbyllur derën e shkollës.

Thamë, mos dikush nga sindikalistët e arsimit, apo krye-sindikalisti ta ketë marrë? Nuk mundëm t’i fajsojmë, sepse as ata nuk e kishin, përkundrazi, ata e kërkonin me çdo kusht ta gjenin.

Menduam edhe më, dhe erdhëm në përfundim, se çelësin e kishte KRYEMINISTRI I SHTETIT.

Andaj, e lusim KRYEMINISTRIN, na jep çelësin ta hapim shkollën, të hynë fëmijët në shkollë e ne t’ia fillojmë punës.

Nga Nexhat Bellagoshi – mësimdhënës