“Kryeministër je futur në qorrsokak me skandale, paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove”

- Advertisement -

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’ua ndajë rrogat mësimdhënësve grevistë, duke i thënë se “je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe”.

- paragrafi 1 -

Lidhur me videon propaganduese që Vetëvendosje publikoi sot, Musliu akuzoi Kurtin se e vetmja gjë që di të bëjë është propaganda.

- Advertisement -

“Albin Kurti me një video të postuar në faqen e e VV në Facebook edhe njëher e konfirmoj që të vetmen punë që din ta bëjë êshtë propaganda. Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe. Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk të ndihmojnë dot.”

Musliu madje edhe eskaloi duke e quajtur Kryeministrin “mashtrues” e “rrenc të madh”.

“Deri dje të kemi njoftë pak njerëz që jemi përballë me ty, sot të njeh tërë Kosova që je vetëm një MASHTRUES dhe një RRENC i madh.”

- Advertisement -

“Paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove.”