E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kryemësuesi Rrahman Jasharaj: Urime, por po përgatitemi për veprime sindikale

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Asimit dhe Kulturës (SBAShK) ka uruar mësimdhënësit e Kosovës me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.

Në një komunikatë për medie, SBAShK-u ka shkruar se sa herë vjen marsi mësuesit e nxënësit lartësojnë kujtimin për Epopenë e lavdishme të UÇK -së dhe për komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e kombit që i ndërruan kahjen historisë dhe u bën gurëthemel të lirisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Kujtojmë me krenari mësuesin e dëshmorin Shaban Jashari dhe pishtarët e dijes, që nëpër dekada e shekuj mbrojtën rrezet e dritës kundër errësirës. Këtë vit kudo në komunat e Kosovës dhe në institucionet e arsimit lartësimi i kujtimit për pishtarët e dijes dhe ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga SBAShK për të pensionuarit u shoqërua edhe me momente të dhembjes duke përmendur në shenjë nderimi emrat e kolegeve e kolegëve tanë, që COVID-o duke u bërë mik i ngushtë me vdekjen, na i rrëmbeu nga mesi ynë duke ua ndalur angazhimin në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave, por i përjetshëm do të jetë kujtimi për ta”, thuhet po aty.

SBAShK ka thënë se pret që kontributi i madh i pishtarëve të dijes të shërbejë si shtytje për institucionet në realizimin e kërkesave të mësimdhënësve.

“Punëtorë të nderuar të arsimit ju bashkë me nxënësit do të vazhdoni betejën për dije e njohuri të reja, ndërsa SBASHK do të vazhdojë me përkushtimin në prezantimin dhe realizimin e kërkesave tuaja. Urojmë që kjo datë e madhe e mësuesit dhe shkollës shqipe dhe kontributi i madh i pishtarëve të dijes nëpër vite e dekada në shërbim të kombit e atdheut të jetë shtytje shtesë për institucionet që të bëjnë angazhim konkretet në plotësimin e kërkesave tuaja, që i kemi bërë publike. SBASHK edhe në këtë ditë feste kujton institucionet se vazhdojmë angazhimet që kërkesat t’i realizojmë me dialog, por po përgatitemi edhe për veprime sindikale. Bashkë në SBASHK në rrugëtimin tonë drejt arritjeve të reja. Gëzuar dita e mësuesit dhe e shkollës shqipe”, thuhet në komunikatë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...