E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kriza Rusi-Ukrainë: Si t’i ndihmoni nxënësit të kultivojnë shpresë kur lajmet e këqia po i stresojnë?

- Advertisement1-

Mëngjesi i datës 24 shkurt nisi me lajmin e keq të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse. Mësuesve ndërkohë do u drejtohen shumë pyetje nga nxënësit e tyre lidhur me këtë çështje. Kështu që si t’i ndihmojmë studentët të kultivojnë shpresë kur lajmet e krizës po i stresojnë?

Mëngjesi i datës 24 shkurt nisi me lajmin e keq të fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse. Lufta filloi një ditë para ‘Ditës Ndërkombëtare në Eliminimin e Dhunës’.

- Advertisement -

Nëse me datën 25 shkurt, shkollat ishin përgatitur të mbanin aktivitete mbi ndërgjegjësimin kundër dhunës, me nisjen e sulmeve reale, sot kjo thirrje vjen jetike për fatin e mijëra qytetarëve të pafajshëm, të gjendur në breshërinë e bombave dhe terrorit.

Të gjendur në këtë situatë kritike, mësuesit në Ukrainë janë përpjekur të informojnë nxënësit dhe studentët prej javësh mbi shkaqet e luftës, pasojat, problemet, duke i pyetur studentët se si e shikojnë luftën, si duhet të veprojnë, dhe duke i qetësuar.

“Për të qenë një qytetar i informuar, njeriu duhet të jetë i arsimuar globalisht. Duhet të kuptojmë pse bota ka rëndësi, si funksionon ajo, si ndikon politika e jashtme në botë”, – tha Richard Haass, Presidenti i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Ukrainë.

Në fushën ndërkombëtare të politikës, mësuesit shfaqin probleme pasi nuk janë në brendësi të plotë të situatave mes shteteve. Duke njohur vetëm informacionet e përgjithshme si çdo qytetar tjetër ukrainas, mësuesit ndihen të limituar në dhënien e përgjigjeve të sakta të ngritura nga nxënësit.

Pse pritet të lindë një luftë mes dy shteteve? Cilat janë interesat e Rusisë? A do të ketë një mbështetje ushtarake nga Amerika? Këto çështje delikate padyshim janë të vështira të transmetohen tek nxënësit, nisur nga emocionet e forta. Mësuesit në mbarë botën janë gjendur edhe më pare në këtë gjendje krize gjatë fillesave të Covid-19, duke informuar me butësi nxënësit mbi virusin, por pa shpërndarë panik.

Sot që flasim, lajmet tregojnë mbyllje institucionesh dhe braktisje të shtëpive në Ukrainë. Shkollat janë mbyllur, arsimi është ndërprerë. Periudha e pushtimit rus, nuk parashikohet sa do të zgjasë, ndonëse populli lutet për mbarimin e menjëhershëm. Në skenarin më të keq të zgjatjes së kësaj situate, ende nuk dihet në do të ketë arsim, qoftë edhe online, pasi fillimisht flitet mbi humbje jetësh dhe mbijetesën e qindra-mijërave të tjerë.

- Advertisement -rrrrrrr

Situata mes Rusisë dhe Ukrainës shkakton frikë dhe tension në çdo shtet europian. Këto lajme janë aktuale dhe frikësuese për shumë fëmijë dhe nxënës.

Si të qetësojmë studentët e panikosur?

Mësuesit në vendin tonë janë kthyer në terapsitë të shkëlqyer që me nisjen e pandemisë duke iu gjendur pranë shqetësimeve dhe pyetjeve të shumta. Në pushtimin e nisur sot në Ukrainë, mësueseve u mbetët të shikojnë sa të informuar janë nxënësit mbi situatën, duke i pyetur se si ndihen, dhe duke studiuar nëse nxënësit kanë nevojën e një eksperti psikolog në rastet e panikosjes.

“ Shpesh, studentët nuk janë vetëm kuriozë për këto ngjarje, ata gjithashtu mund të kenë frikë, ankth ose madje të kenë ndjenja dëshpërimi. Mësuesit mund të luajnë një rol kritik në mbështetjen e studentëve ndërsa përpunojnë këto emocione, – ka thënë Kathleen Minke, drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Psikologëve të Shkollës në Ukrainë. “Si të rritur, ju mund t’i ndihmoni ata. Ju mund t’i pranoni ndjenjat e tyre, mund të normalizoni atë që ata ndjejnë” .

Si t’i ndihmojmë nënësit/studentët të kultivojnë shpresë kur lajmet e krizës po i stresojnë?

Mësuesit mund ta nisin duke u dhënë informacione të kuptueshme mbi aleatët politik dhe mbrojtjen e shteteve të mëdha, kështu nxënësit qetësohen duke ditur se vendi ynë nuk është në mëshirë të fatit, por i mbrojtur.
Informimi i saktë zbeh informacionet e gabuara dhe spekulative, të tilla si “lufta e tretë botërore ka nisur”, kështu nxënësi bën një ndarje të reales me trillin, duke i ndihmuar të qetësojnë emocionet dhe reduktuar stresin.
Organizimi sensiblizues mbi “luftën” shërben për krijimin e aktiviteteve ku dënohet dhuna dhe nxitet nevoja për paqe botërore, kështu nxënësit ndihen më optimist ndërsa diskutojnë.
Me datën 25 shkurt, në Ditën Ndërkombëtare në Eliminimin e Dhunës, nxënësit mund të bëjnë shkrime ku shprehin zërin e tyre mbi situatën aktuale, për të shprehur dëshirat për një realitet më të mirë. /portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop