Kritikohet Arbërie Nagavci pasi nxënësen me autizëm e quajti me aftësi të kufizuara – JO ministre është me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Kanal 10 raportoi se shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë ia kishte pamundëuar vijimin e mësimit një nxënëses 8-vjeçare veç pse ishte me autizëm.

- paragrafi 1 -

Dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për këtë rast ka kuptuar më shumë se një muaj me vonesë çka ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuar , të cilës ju pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Për këtë është kritikuar ministrja Nagavci nga ish-drejtuesi i organizatës FOL, Petrit Zogaj, i cili i thotë të parës së arsimit në vend se ‘ministre, janë fëmijë me nevoja të veçanta, e jo fëmije me aftësi të kufizuara’.

- Advertisement -