Në shkollën “Nazmi Pajaziti” në fshatin Devajë të Vitisë u shënua një moment i veçantë për komunitetin arsimor.
Me rastin e ditëlindjes së saj dhe njëkohësisht përfundimit të angazhimit në këtë shkollë, mësuesja Xhylinaze Sylejmani Haziri u nderua me një surprizë të organizuar nga prindërit e nxënësve.
Megjithatë në fillim nuk kishte urim, por “kritikë”. Një prind mbajti një fjalim kinse e kritikon mbajtjen e ditëlindjes në klasë, por kur mësuesja është në heshtje të gjithë ia urojnë ditëlindjen, çka ishte një befasi e këndshme për mësueses, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky organizim erdhi si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e çmuar që mësuesja Xhylinaze ka dhënë gjatë 17 vjet e gjysmë pune të palodhur në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta në Devajë.
Ajo do të vazhdojë angazhimin e saj profesional në shkollën e Radivojcit.
Prindërit dhe kolektivi i shkollës shprehën falënderime për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e treguar ndaj nxënësve ndër vite, duke i uruar mësueses Xhylinaze shëndet, suksese dhe mbarësi në kapitullin e ri të punës së saj arsimore. /AlbanianEducation.net/.