E diel, 23 Shkurt, 2025

Kritika ndaj ministres Nagavci: Manipulatore atëherë, manipulatore sot, vetëm stili i flokëve më ndryshe

- Advertisement1-

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulezim Blaka, ka hedhur kritika ndaj ministres së Arsimit Arbërie Nagavci.

Ai ia ka rikujtuar se në kohën kur kreu i AAK ishte kryeministër, ka pas një bashkëpunim të shkëlqyer mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit, Ligji i Pagave ishte miratuar në Kuvend, dhe se qeveria Haradinaj thotë se kishte miratuar kompensimin e mësimdhënësve të viteve 1990 – 1998.

- Advertisement -

Ndër të tjera Blaka tha se ministrja Nagavci, po tallet me sindikatën dhe aktivizon siç thotë ai “falangat fashiste” të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit.

Postimi i plotë:

Në kohën kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj, kur kishte një bashkëpunim të shkqlqyer mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit, kur Ligji i Pagave ishte miratuar në Kuvend, kur qeveria Haradinaj kishte miratuar kompensimin e mësimdhënësve të viteve 1990 – 1998, kjo zonja që sot është ministre e arsimit, dilte në konferenca dhe mundohej me çdo kusht të nxiste greva e duke sajuar probleme në arsim për t’ia faturuar qeverisë Haradinaj.

Tani, kur vet znj.Nagavci është ministre e partia e saj e ka pushtetin, kur mësimdhënësit janë në gjendje të rëndë ekonomike e arsimi po ashtu në gjendje të tmerrshme, e kur Ligji i Pagave nuk është askund, zonja ministre del dhe krekoset për punën e saj, tallet me sindikatën dhe aktivizon falangat fashiste të internetit për të hedhë vrerë mbi mësimdhënësit.

Manipulatore atëherë, manipulatore sot. Vetëm stili i flokëve, tash si ministre, pak më i avancuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....