E premte, 20 Shtator, 2024

Krimb në ushqimin e studentëve në Mensë, flet drejtori i kësaj qendre: Jemi të shqetësuar – po presim që AUVK të verifikojë çdo gjë

- Advertisement1-

Studentët të cilët janë banues në Qendrën e Konvikteve dhe ushqehen në hapësirat e Mensës së Studentëve, kanë raportuar për disa ankesa në mënyrën e përgatitjes së ushqimit.

Organizata studentore Studim Kritikë Veprim ka publikuar mbrëmë një fotografi ku në pjatën e një studentes shihet edhe një krimb.

- Advertisement -

“Mensa është vendi ku çdo ditë ushqehen mijëra studentë dy herë në ditë, prandaj një ngjarje e tillë është e papranueshme. Bëjmë thirrje edhe njëherë që gjithsecili të vihet para përgjegjësisë që i takon derisa ne nuk do të qëndrojmë duarkryq pas kësaj ngjarje”, thuhej në njoftimin e SKV-së.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me drejtorin e Mensës së Studentëve, Fahri Osmani.

Ai ka deklaruar se kanë arritur në një konkludim që krimbi ka mundur të rrjedhë nga mollët që u janë shërbyer studentëve në menynë e darkës.

“Mbrëmë në vaktin e darkës ka pas një raportim në media që studentët kanë raportuar që kanë gjetur një krimb në gjellë. Nga pamja që është pa shihet se ajo nuk ka pasur mundësi të ndodhë për shkak se gjellët zihen në temperatura të larta dhe një krimb nuk mund të përballojë. Ka qenë një konkludim i yni i përbashkët që në menynë e darkës mbrëmë kemi shërbyer edhe pemë molla, dhe sipas të gjitha gjasave ai krimb ka pasur mundësi të rrjedhe nga molla”, u shpreh Osmani.

Osmani shtoi se sot janë duke pritur që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të vijë dhe të verifikojë çdo gjë.

“Ne vazhdimisht monitorohemi nga AUVK kemi kontaktua me ta dhe presim që sot me ardh dhe me verifiku gjithçka që ka ndodh. Kujdesi dhe përgjegjësia nga ana jonë është maksimale, mostrat e ushqimit ruhen 72 orë”, tha Osmani për Telegrafin.

- Advertisement -rrrrrrr

Tutje drejtori i Mensës së Studentëve theksoi se janë të përkushtuar që të vazhdojmë punën për të dhënë maksimumin në mënyrë që studentët të jenë të kënaqur me shërbimet që i ofrojnë.

“Asnjëherë nuk kemi pasur rast të tillë, jemi shqetësuar nga ky lajm për shkak se bëhet një punë e madhe janë 80 punëtorë që japin maksimumin për 4 mijë studentë që shërbimet të jenë cilësore”, theksoi Osmani.

Më 12 janar të këtij viti ishte drejtuar edhe një ankese tjetër e studenteve ku thuhej se ishin servuar virshlle me afat të skaduar, por që nga Mensa e Studentëve e kishin mohuar një gjë të tillë duke u shprehur se janë kontrolluar stoqet e artikujve ushqimorë dhe sipas tyre ishte vërtetuar se nuk asnjë produkt në depon e mensës me afat të skaduar.

“Të nderuar studentë, Pas disa shqetësimeve të ngritura sot nga ana e disa studentëve në adresat zyrtare të Qendrës së Studentëve, në lidhje me servimin e një artikulli (Virshle) me afat të skaduar, ju njoftojmë se ne si staf kemi kontrolluar të gjitha stoqet e artikujve ushqimor dhe është vërtetuar se asnjë produkt në depon e Mensës së Studentëve nuk është me afat të skaduar.

Për informimin tuaj, ju sqarojmë se çdo artikull ushqimor që hynë në depon e mensës dhe servohet për studentë i nënshtrohet kontrollit tonë të brendshëm dhe periodikisht kontrollohemi nga Inspektorati Sanitar i AVUK-ut. Faleminderit për mirëkuptimin e juaj!”, thuhej në njoftimin e Mensës së Studentëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...