Kalendari për vitin shkollorë 2023-24 i publikuar nga MASHT këtë vit është shumë mirë i hartuar dhe mendoj se do të jetë edhe lehtë i përdorshëm.
Ndarja e periudhave dhe e gjysmëvjetorëve ne mënyrë të barabartë ne planifikim të ditëve të mësimit( 43 – 45 – 51 -46/32)do të na mundësoj që të kemi lehtësi të shumanshme në kryerjen e detyrave tona me lehtë dhe më më përpikmëri psh:
Në hartimin e planit vjetorë, dymujore (planet dymujore tashmë i ndajmë në katër njësi për vit).
Në hartimin e Instrumenteve të vlerësimit konformë U.A.06-2022,(Përpilimi i tyre duhet të bëhet në katër periudha sikurse edhe e cekem me lartë planin dymujore, çdo dy muaj apo periudhe nxënësi vlerësohet me nga një notë).
Ne aspektin teknik dhe profesional do të jetë edhe një lehtësi edhe për mësimdhënësit në mbajtjen e evidencave të vlerësimit gjithashtu ne aspektin psikologjik do të ndikojë për mirë edhe tek nxënësit sepse në çdo periudhe vlerësimi shkon në pushim dhe ka kohë për reflektim për periudhën pasuese.
Planifikimin e aktiviteteve jashtë mësimore si dhe aktiviteteve që zhvillohen në shkollë ne interes të nxënësve etj duhet të ndahen ne mënyrë proporcionale ne bazë të specifikave të vendbanimit, kulturës së shkollës dhe qëllimit që dom të arrimë përmes atyre aktiviteteve .
Na shkoftë mbarë viti ri shkollorë!