Kreu mësimin dhe nuk u kthye në shtëpi, babai nga Vushtrria e lajmëron vajzën në polici

- Advertisement -

Një prind në komunën e Vushtrrisë e ka raportuar si të zhdukur vajzën e tij.

- paragrafi 1 -

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, dyshohet se vajza pas përfundimit të mësimit nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

- Advertisement -

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri / 22.03.2024 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet”, thuhet në njoftim.