E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kreu i SBASHK’ut në Podujevë mohon raportimet: Greva vazhdon në të gjitha shkollat

- Advertisement1-

Fadil Halimi, kryetar i SBASHK-u në Komunën e Podujevës, ka thënë se në këtë komunë nuk ka filluar mësimi në asnjë shkollë me të gjitha klasat, pavarësisht thirrjeve të drejtorëve të shkollave për fillimin e mësimit.

Ai ka thënë se ka tentativa nga disa mësimdhënës që të nisin procesin mësimor, por deri të enjten nuk ka fillim të mësimit.

- Advertisement -

“Nga 40 shkolla fillore dhe të mesme dhe çerdhja, mësimi mund të ju konfirmojë se nuk ka filluar ende në asnjë shkollë, sepse i gjithë personeli është në grevë, pra nuk mundemi me thënë që ka filluar mësimi. Ka raste që në disa shkolla mësimdhënës kanë pranuar të fillojnë ditët në vazhdim, por sot për sot nuk ka mësim në asnjë shkollë”, ka thënë Halimi në TV1.

Ai thotë është paralajmëruar që mësimi të nisë vetëm me klasat e para në shkollën “Enver Maloku” që nga dita e premte.

Po ashtu, sipas tij, mësimi është tentuar të nisë edhe në dy shkollat profesionale.

Ai ka thënë se mësimdhënësit janë unik për vazhduar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Halimi ka shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje e shpejtë deri në javën e ardhshme.

Ndërkaq, drejtori i i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahu, ka thënë se mësimi ka filluar në shkolla fillore.

- Advertisement -rrrrrrr

“Shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre, si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Ndërsa, arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”, tha ai për Klan Kosova.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...