Kreshnike Kabashi-Ademi është emëruar drejtoreshë e shkollës “Meto Bajraktari”, shkruan AlbanianEducation.net.
Ajo ka mbajtur mbledhjen e parë ku ka pranuar detyrën, ndërsa para Këshillit Drejtues të Shkollës ndër të tjera paraqiti edhe disa nga qëllimet dhe synimet e saj rreth menaxhimit dhe udhëheqjes sa më të mirë të shkollës për gjatë viteve në vijim.
Njoftimi i shkollës:
Me datë 22/08/2023 u mbajt takimi i I-rë i Këshillit Drejtues të Shkollës për vitin e ri shkollor 2023-2024. Ky njëherit paraqet takimin e parë të mbajtur me menaxhmentin e ri të zgjedhur të shkollës sonë.
Këtë takim e hapi drejtoresha e shkollës znj. Kreshnike Kabashi-Ademi e cila pas një prezentimi të shkurtër për autobiografinë, filloi diskutimin rreth pikave të rendit të ditës të cilat ishin si në vijim:
1. Pranimi i detyrës së drejtoreshës.
2. Fillimi i vitit të ri shkollor 2023-2024, me fokus te veçantë në renovimin e shkollës.
3. Uniforma të reja për nxënësit dhe rregullores për mirëmbajtjen e shkollës.
4. Rekrutimi i stafit të ri.
5. Të ndryshme.
Drejtoresha e shkollës ndër të tjera paraqiti edhe disa nga qëllimet dhe synimet e saj rreth menaxhimit dhe udhëheqjes sa më të mirë të shkollës për gjatë viteve në vijim.
Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe rreth teksteve shkollore, ku pjesëmarrësit u informuan se për klasat 6-9 librat do të trashëgohen nga gjeneratat paraprake, ndërsa për klasat 1-5 pritet të bëhet furnizimi sipas kushteve të parapara nga MASHT.
Anëtarët e KDSH-së uruan menaxhmentin e ri, dhe njëherit u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm me synimin e vetëm të krijimit të një mjedisi të mirëfilltë akademik e social dhe ofrimin e kushteve për zhvillimin e nxënësve tanë.