Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë

- Advertisement -

Kapiten, Kreshnik Dreshaj ka diplomuar në Kursin e Karrierës së Kapitenëve në Inxhinieri Ushtarake, në Fort Leonard Wood, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- paragrafi 1 -

Kështu u bë e ditur nga një postim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

Sipas këtij njoftimi, trajnimi kishte për fokus përgatitjen e liderëve të rinj për planifikim, udhëheqje e drejtim të operacioneve të inxhinierisë ushtarake.

“FSK po ngrit kapacitetet profesionale me ndihmën e partnerëve dhe me standardat me të larta të vendeve të NATO-s”.