Krenar Dunga vlerësohet me titullin “Youth Albania Lider”

- Advertisement5 -

Një i ri nga Kamza është vlerësuar me titullin “Youth Albania Lider” për angazhimin dhe kontributin e tij në përfaqësimin e të rinjve në aktivitete dhe institucione rinore.

- paragrafi 1 -

Bëhet fjalë për Krenar Sokol Dungën, i cili prej vitesh është aktiv në iniciativa që lidhen me arsimin, organizimin rinor dhe përfaqësimin e nxënësve në nivel lokal dhe kombëtar, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Ai mban titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Kamëz, ndërsa ka ushtruar edhe detyrën e Ministrit të Shkencave në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë.

702239873 1758766835172401 2585639070203845077 n

Po ashtu, Dunga ka qenë President i Këshillit të Nxënësve dhe Klubeve Lokale për Kamzën, si dhe përfaqësues i zërit të të rinjve të qytetit në institucionet e arsimit.

- Advertisement - m2

Vlerësimi “Youth Albania Lider” është dhënë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në fuqizimin e rinisë dhe promovimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën shoqërore dhe arsimore.

704546426 1515960299878074 6067244927666631317 n

Shqip | English