E shtunë, 27 Korrik, 2024

Krem supa me miell misri

- Advertisement1-

Receta e përgatitjes së supës me miell misri krejt lehtë në shtëpi.


Supa krem me miell misri është gatuar për breza me rradhë nga amvisat shqiptare për çdo stinë të vitit, shkruan “AgroWeb”.

- Advertisement -

Një pjatë e lehtë, e pasur me vlera ushqyese dhe plot shije që shoqërohet në mënyrë fantastike me pak bukë të thekur dhe me sallata të freskëta të stinës, transmeton lajmi.net.

Ideale për t’u përgatitur për një vakt të plotë dreke shoqëruar me gatime të tjera të kuzhinës shqiptare.

Receta e kësaj supe është pjesë e menusë së shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe gatuhet në të gjitha trevat e vendit.

Përbërësit e saj janë të thjeshtë dhe gjenden me patjetër në kuzhinën e çdo amvise shqiptare.

Përgatitja e Supës Krem me Miell MisriPërgatitja
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

3 lugë gjelle me miell misri

- Advertisement -rrrrrrr

2 lugë gjelle gjalpë ose tre lugë vaj ulliri

6-7 garuzhde me lëng mishi

1 kokërr vezë

1 gotë qumësht

2 feta të hollë buke

Pak gjalpë për spërkatjen e bukës

Majdanoz

Përgatitja
Mielli i misrit i situr skuqet me gjalpë dhe shuhet me lëng mishi.

Përzihet shpejt që të mos krijojë kokërriza.

Pasi i hidhet kripë, masa lihet që të zjejë për 10 minuta në zjarr të ngadalshëm, derisa të përgatitet një supë e derdhur me trashësi mesatare.

Pasi ftohet pak, i hidhet veza e rrahur me qumësht të nxehtë. Sipër i hidhet pak gjalpë i freskët ose vaj ulliri.

Nga ana tjetër, buka e bardhë, bajate pasi pritet në kubikë të vegjël, vihet në një tavë.

Spërkatet me gjalpë dhe futet në furrë që të theket.

Kur shërbehet, në pjatë hidhet supa dhe sipër saj vendosen kubikët e bukës së thekur të spërkatur me disa pika gjalpë dhe majdanoz të grirë hollë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...

Shkolla “Emin Duraku” në Dragobil të Malishevës boton revistën shkollore “7 Marsi”

Shkolla "Emin Duraku" në Dragobil të Malishevës me rastin e 7 Marsit - Ditës...

Kurti e Nagavci takojnë një grup të mësimdhënësve veteranë që kontribuan në edukimin e shumë brezave

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë takuar një grup të...

Sadete Kelmendi, zgjidhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Sadete Kelmendi është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Xhavit Ahmeti", në Prishtinë...