E shtunë, 11 Janar, 2025

Krejt çka ndodhi në 5 javët e grevës e deri te kthimi në shkolla

- Advertisement1-

E hëna e 3 tetorit po del të jetë 1 shtatori i këtij viti të ri shkollor.

Krejt kjo erdhi, pas përfundimit të grevës pesëjavëshe të mbajtur nga mësimdhënësit me vendim të K Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ku kërkoheshin 100 euro shtesë.

- Advertisement -

Kjo sindikatë vendosi që ta hedh në votim idenë e pezullimit të grevës deri në janar të vitit të ardhshëm ku 54.88 përqind të votave të sindikalistëve ishin pro pezullimit dhe 45.12 përqind kundër.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, të shtunën në një konferencë për media, zyrtarizoi ndaljen e grevës dhe njëherit i bëri thirrje qeverisë që këtë kohë ta përdorë për dialog.

“Qeveria dhe opinioni le ta dinë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023 bazuar në vullnetin e deklaruar të anëtarësisë, edhe pse rezultatet e deklarimeve u pa se janë me diferencë jo shumë të madhe”, tha Jasharaj. Kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 45.12 përqind e mësimdhënësve që votuan.

Pezullimi i grevës u mirëprit nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.Ajo i ka ftuar të gjitha shkollat që s’i kanë shpërndarë tekstet mësimore, që këtë ta bëjnë të hënën në orën e parë të mësimit.

“Një muaj i humbur i mësimit është një dëm i madh, andaj dhe puna e angazhimi i të gjithë neve për të përmirësuar këto humbje, duhet të jetë edhe më i madh”, ka thënë Nagavci.

Ministria që drejtohet nga nagavci sot ka dalë me një njoftim në të cilin thotë se janë gati për të filluar procesin mësimor, duke shtuar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

- Advertisement -rrrrrrr

“MAShTI njofton se janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të drejtorive komunale të arsimit. Teksti i gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla”, thuhet në njoftim.

Greva në arsim u shpall nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 25 gusht pjesë e së cilës ishin edhe administrat komunale.

“Jehona e grevës” edhe në institucionet e Bashkimit Evropian

Ndonëse, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, patën takim nuk arritën të gjenin një zgjidhje.

Për të ndihmuar në dialogimin e këtyre dyve dhe për të gjetur një zgjidhje për të gjithë, në vend u detyrua të vjen Sussan Flocky, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë.

Kjo e pati një takim me Kurtin, por as aty nuk ranë dakord për nisjen e vitit të ri shkollor.

Flocky, e cila raporton para Këshillit Evropian, në një konferencë për media gjatë qëndrimit në Kosovë, pas takimi me Kurtin, kishte deklaruar se nuk arritën ndonjë hap pozitiv.

“Unë erdha këtu të gjejë një zgjidhje për këtë çështje pasi mësuesit kanë qenë në grevë, duke kërkuar shumë qartë një rritje në pagat e tyre, por edhe duke kërkuar zbatimin e sigurimit shëndetësor, si dhe kërkesat e tyre për reformën e skemës së pensioneve. Nuk ishim në gjendje të gjenim një zgjidhje për problemin me grevën”, ka thënë Flocky pas takimit me Kurtin.

Kurse, nga qeveria deklaruan se mbesin të përkushtuar për dialog, dhe se ishin në pritje të reagimit pasues nga Këshilli Grevist i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Nisur nga kjo, e në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për mësimdhënësit, Kurti e informoi Flocken se Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për arsim sivjet për 12%. Po ashtu, e njoftoi për Pakon për Përballjen me Inflacionin, në vlerë prej 150 milionë euro, e cila ofron mbështetje financiare për punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, nëpërmjet shtesës prej 50 euro, minimalisht për të gjithë muajt e mbetur të vitit. Një rritje e këtillë tejkalon shkallën e inflacionit në vend”.

“Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u theksua se qeveria ka proceduar Projektligjin për Paga në Sektorin Publik, që ka qenë kërkesë qendrore e kamotshme sindikale, ndërsa është trajtuar që nga fillimi me prioritet nga qeveria. Projektligji për Pagat në Sektorin Publik tashmë është në dëgjim publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Greva u kundërshtua me protesta, kthim të plotë dhe gjysmak në bankat shkollore

Ndonëse mësimdhënësit ishin në grevë, prindërit vazhdonin të shfaqin pakënaqësitë përmes protestave.

Të hënën dhe të martën e kësaj jave në kryeqytet, prindërit kishin ngritur zërin me anë të protestave për mosfillimin e vitit të ri shkollor.

Ishte këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë që protestoi gjatë së martës para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre. Kjo situatë është kundërshtuar të martën edhe nga prindërit e shkollës “Ismail Qemajli” në kryeqytet.

Të hënën, në të njëjtën formë iu përgjigjën grevës edhe prindërit e nxënësve të shkollës “Faik Konica”.

Po ashtu, edhe prindërit e fëmijëve që shkojnë në kopshtin “Gëzimi ynë” në Prishtinë kanë protestuar para Ëeverisë së Kosovës, ditë më parë.

Ndërkaq, një shkollë tjetër e kryeqytetit “Hasan Prishtina” zgjodhi një mënyrë tjetër për të shprehur pakënaqësi ndaj kësaj gjendje. Ata vendosën që ta nisin procesin mësimor, por me orar të reduktuar.

Një nismë e ngjashme erdhi edhe në Deçan. Drejtuesit e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, një herë vendosën që të protestojnë para objektit shkollor në mes të ndërrimeve të mësimit, por shpejt i ranë pishman dhe iu rikthyen grevës.

Hapin e parë në mospërfilljen e grevës në arsim e mori Gjakova, e cila u pasua nga disa shkolla të Podujevës e Kamenicës.

Iniciativa individuale për t’i kthyer fëmijët në bankat shkollore morën edhe disa mësimdhënës në Prishtinë dhe qytete të tjera të vendit.

25 shtatori, dita kur filloi greva pesëjavëshe

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

”Kërkojmë 100 euro shtesë deri sa të miratohet Ligji për Paga. Më 10 gusht 2022 BSPK-ja mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurisë të situates. BSPK-ja përsëri ndjeki të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave, por nuk ia doli të ulet me Qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur. Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos realizimit të kërkesave”, ishte shprehur Hykolli me hyrjen në grevë.

Në kuadër të kësaj greve të përgjithshme, ajo që ka nxitur më së shumti reagime ishte ajo në arsim, ku kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdonte të deklaronte që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

Qeveria u ka ofruar atyre 50 euro shtesë, por sindikata nuk i ka konsideruar të mjaftueshme.

“Ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona. 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave. 50 eurot e ofruara nga qeveria konsiderojmë se nuk i mbulon kërkesat tona. Ne e përgëzojmë qeverinë për pakon e miratuar por kjo nuk i plotëson kërkesat tona. Ligji i pagave po vonohet ndërsa ju po e shihni se çmimet po rriten çdo ditë”, ishte shprehur ai.

SBAShK-u gjatë kësaj periudhe greve ka pasur takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurti, por në asnjë nga to nuk është arritur ndonjë marrëveshje./Klankosova.tv/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafa Bakia” në Prizren nis gjysmëvjetorin e dytë me gara të fizikës

Shkolla "Mustafa Bakia" në Prizren ka nisur gjysmëvjetorin e dytë me gara, ku nxënësit...

20 pedagogë të rinj janë shtuar në shkollat e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Saddriu ka njoftuar se gjatë këtij...

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë...

Pensionohet mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni

Është pensionuar mësidhënësja Mysebie Namelgjiu nga Prizeni. Shkolla 'Gjergj Kastrioti Skenerbeu", ka njoftuar pensionimin...