E enjte, 30 Janar, 2025

Kovaçi: Përsa kohë pagat e arsimtarëve janë më të ulëtat në rajon, do vuajmë për arsim cilësor

- Advertisement1-

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Sandër Kovaçi, sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit ka folur mbi faktet dhe shkaqet që vazhdojnë në çojnë në ngecjen e arsimit në vend. Sipas tij, pa financim nuk ka zhvillim të arsimit.

Sot në tërë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Po si e gjen kjo ditë arsimin universitar dhe para universitar në vend? Kreu i Sindikatës së Arsimit, Sandër Kovaçi, ka folur mbi faktet dhe shkaqet që vazhdojnë në çojnë në ngecjen e arsimit në vend. Sipas tij, pa financim nuk ka zhvillim të arsimit.
 

“Problemet fillojnë te mosfunksionimi i arsimit të lartë, apo arsimit para universitar si prioritet kombëtar. Nëse ti nuk e përcakton si prioritet, atëherë nuk i përcakton as fondet përkatëse. Buxhetimi i arsimit  në tërësi, po ta llogarisim nivelin aktual që nuk kalon 3% është gjendja alarmante e kushteve së GJDP-së tonë. Në këtë prizëm, pa financim nuk ka zhvillim të arsimit. Së dyti arsimi ka ardhur duke u rënduar sa i përket cilësisë, si rezultat i mos motivimit të mësuesve, si rezultat i gjendjes ë rënduar ekonomikë të mësuesve, dhe familjarëve për të financuar shkollimin e fëmijëve dhe si rezultat i largimit jashtë vendit të nxënësve dhe mësuesve”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Kovaçi, këmbëngul te fakti se përsa kohë pagat e arsimtarëve janë më të ulte në rajon, do të vuajmë me një arsim jo cilësor.

“Për sa kohë profesionet nuk paguhen, për sa kohë rrogat aktuale, që Shqipëria ka rritjen më të vogël në rajon, ndërkohë Mali i Zi e kishte 40 e ca %, Serbia, Maqedonia, Kosova, ndërsa Shqipëria e ka rritjen më të vogël të rrogave, jo vetëm të arsimtarëve por të tërë administratës, pra për sa kohë kemi këtë pagë mesatare, për kaq kohë do vuaj çdo lloj sistemi i shërbimit ndaj qytetarëve në Shqipëri, nga mos financimi. Përsa kohë qeveria nuk ndryshon pagat e punonjësve nuk rriten deri në 30-50%nuk do të ketë zhvillim. Ne kërkuam pagë sa rajoni, sa Kosova, nuk kërkuam asgjë maksimaliste, ajo qëndron me të veten, nuk do të rris pagat. Duket qe edhe viti i ri i ardhshëm akademik nuk do të fillojë përsa kohë nuk do të arrihet ai 50%”, ka përfunduar së thëni Kovaçi.

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Njoftim i rëndësishëm për nxënësit e klasave të 9-ta

Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar datat e provimeve për nxënësit e klasave të 9-ta. Njoftimi...

Pensionohet arsimtari Muhamet Ukaj nga Prishtina

Është pensionuar arsimtari Muhamet Ukaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës Ismail Qemali:  Për nder të pensionimit...

Nga Malvina Rista: Kur e do “punën” që bën, e bën atë edhe më mirë!

Kur bëjmë diçka që na pëlqen dhe që na emocionon, ajo nuk na duket...

Videot e shkurtra shpërqendrojnë fëmijët dhe ndikojnë negativisht në rezultatet e tyre shkollore

Videot e shkurtra që shohin fëmijët ndikojnë në për keq në rezultatet e tyre...