Kosovare Sopi, vajza e atdhetarit Mustafë Sopi, merr titullin “Doktor i Shkencave në të Drejtën Penale”

- Advertisement -

Kosovare Sopi, vajza e atdhetarit të njohur Prof. Mustafë Sopi dhe motra e dëshmorit të Prishtinës, Sokol Sopi, sot mbrojti me sukses punimin e saj të doktoratës dhe u nderua me titullin akademik “Doktor i Shkencave në të Drejtën Penale dhe Procedurën Penale”.

- paragrafi 1 -

Pas një rruge të gjatë dhe të përkushtuar në arsimim, ajo përfundoi me sukses të lartë Fakultetin Juridik dhe më pas studimet master, duke dëshmuar cilësi të larta akademike. Me përkushtim të veçantë, ajo kaloi me sukses provimin shtetëror të Jurisprudencës që në afatin e parë dhe fitoi të drejtën për të ushtruar profesionin si avokate — në një moshë të re, si dëshmi e kapaciteteve të saj të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Gjatë shtatë viteve të angazhimit si avokate, Kosovare Sopi nuk ndali rrugëtimin e saj akademik. Ajo vijoi studimet doktorale, ndërkohë që paralelisht kreu me sukses të lartë edhe provimin shtetëror për Noterinë, duke u emëruar zyrtarisht notere — një detyrë të cilën e ushtron me përkushtim, integritet dhe përgjegjësi të lartë.

Sot, finalizimi me sukses i doktoratës shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj profesionale dhe akademike, por edhe për të gjithë ata që e njohin përkushtimin, seriozitetin dhe integritetin e saj.