E martë, 25 Shkurt, 2025

Kosovare Lladrovci nga Drenasi diplomon në master në universitetin EAE Business School në Barcelonë

- Advertisement1-

Kosovare Lladrovci ka diplomuar në universitetin ndër më të mirët në botë për biznes dhe ekonomi, EAE Business School – Barcelonë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimin e ka dhënë Ramiz Lladrovci i cili ka publikuar edhe foto nga ceremonia.

- Advertisement -

Postimi nga Lladrovci:

Sot, me Shemën, Drilonin, Elenën, Arlën, Lekën dhe Sierën, morëm pjesë në ceremoninë e gradimit master, të organizuar në universitetin ndër më të mirët në botë për biznes dhe ekonomi, EAE Business School – Barcelonë, ku Kosovarja është bursiste e Bashkimit Evropian, zyrtare e BQK-së.

Këtë sukses, Kosovarja ia dedikon heroit e heroinës, Fehës e Xhevës, Babës Tush dhe Nënës Ki, të cilët nuk janë në këtë botë që t’i gëzohen kësaj dite të paharrueshme për familjen tonë.

Angazhimi i Kosovares në studime ka qenë i vazhdueshëm dhe sot përkushtimi i saj po kurorëzohet me diplomë të masterit. Ne, të gjithë jemi me emocione, në veçanti bija ime, e cila në familje sjell shumë lumturi dhe gëzim.

Suksese të mëtejme Kosovare. Dijet e fituara këtu qofshin rrugë e suksesit për ty, për vendin ku punon dhe më gjerë. Të duam shumë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...