Kosova renditet e 9-ta në nivel botëror në rezultatet e Garës së Kodimit

- Advertisement5 -

Një lajm i mirë vije në fillim të janarit në arsim. Kosova është renditur e 9-ta në nivel botëror në rezultatet e Garës së Kodimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Më poshtë gjeni njoftimin nga Mattik School nga Suhareka:

- Advertisement - M1

Rezultatet e Garës së Kodimit në nivel Botëror

🌟Vendi 9 – Kosova🇽🇰 në nivel Botëror🌍

Nuk ka më mirë se sa të fillojmë vitin me rezultate të larta e tani në nivel botëror, duke renditur edhe vetë Kosovën në vendin e 9 në nivel botëror!

- Advertisement - m2

Me përzgjedhjen e nxënësve të talentuar nga dy shkollat Shfmu” 28 Nëntori ” Doberdelan dhe Shfmu: ” Ismet Jashari-Kumanova” Javor me të cilët kemi arritur këtë rezultat.

Nga 146 shtete, 3912 shkolla, 8946 klasë dhe 115286 nxënës, ne renditemi në vendin e 9 në botë dhe të njëjtin vend ja kemi siguruar edhe Kosovës.

Ky sukses është rezultat i përpjekjeve dhe talentit të shkëlqyeshëm të ekipit dhe nxënësve tanë. Faleminderit për përkushtimin dhe punën e palodhur. Vazhdojmë përpara me krenari dhe dëshirë për suksese të tjera të mëdha!

#Kosovo #Suharek #sukses

Screenshot 20240103 133531 Facebook