Kosova për herë të dytë do të jetë pjesë e testit ndërkombëtar TIMSS, i cili teston njohurit e fëmijëve në arsimin fillor në lëndën e matematikës dhe ato të shkencave natyrore.
Ky test këtë vit do të jetë në formën elektronike e cila gjë ka krijuar dyshime te nxënësit dhe mësimdhënësit për arritje të kënaqshme të rezultateve pasi nxënësit në arsimin fillor, nuk e zhvillojnë mësimin në formën elektronike në asnjë lëndë në shkollat publike në Kosovë.
Këtë vit testimi TIMSS do të jetë në formë elektronike, gjë që ka krijuar pasiguri te fëmijët dhe dyshime te mësimdhënësit, pasi nga klasa e parë deri në të pestën në arsimin publik, nuk ka lëndë që i familjarizon nxënësit me teknologjinë, gjegjësisht me kompjuterin.
Nxënësit e klasës së katërt të shkollës “Andon Zako Çajupi” në Bardhosh, tregojnë se përgatitjet për testin TIMSS nuk janë aspak të lehta, pasi mësimdhënësja po i përgatit të gjithë vetëm me laptopin e saj.
“Të gjitha testet e kaluara janë në mënyrën fizike dhe do të jetë pak vështirë të mësohemi pra me kompjuter”, tha Bora Ismaili, nxënëse.
“Kjo ka më kanë pak stres për neve po mësusja na ka premtu që do të na ushtrojë secilin me Laptopin e saj”, deklaroi ndërkaq Diellza Podvorica, nxënëse klasa e katërt.
“Ne kemi filluar të përgatitemi dhe për mendimin tim mendoj që nuk është i vështirë”, tha Alor Hajdini, nxënës.
Ndërsa, drejtues të kësaj shkolle theksojnë se janë duke i përgatitur nxënësit, edhe pse kanë vështirësi.
“Fillimisht nxënësit e klasëve të katërta e kanë pak më të vështire me u përgjigjë në formën elektronike…, sidomos kur e shohin për këta është e re një lloj testi që e merr me USB. Me kalimin e kohës do të ua sqarojmë nxënësve të cilëvë veç jemi tu u tregu…”, tha Valdet Belaj, koordinator i cilësisë cilësi në shkollën “Andon Zako Çajupi”.
Mësimdhënësit thonë se ende nuk janë njoftuar për të gjitha detajet rreth këtij testi dhe se në çfarë datash do të mbahet.
“Përgatitjet kanë fillu disa materiale të cilat i kemi pasë ju kemi shpërnda fëmijëve disa janë besa edhe në gjuhën angleze, fatmirësisht që tash gjeneratat e reja eë njohin gjuhën angleze dhe po mendojnë të i shfletojnë ato material”, tha Sadete Llalloshi-Sllamniku, mësimdhënëse.
Ndërkaq, nxënësit e shkollës “Elena Gjika”, ushtrimet me kompjuter po i zhvillojnë në shtëpi.
Sadete Llalloshi-Sllamniku, mësimdhënëse “Unë ja kom nis me u përgatit, jam tu ushtru zakonisht në kompjuter në shtëpi dhe jam tu i zgjedh cilat detyra na ka jep mësuesja.
Prindërit, ndërkaq besojnë që fëmijët e tyre do të arrijnë rezultate pozitive në këtë test.
“Tashmë fëmijët janë të informuar për testin, bvesoj që jon përgatit, tash e 4 vite kanë njohuri e besoj që kanë me ja dalë mirë”, tha Shega Deçani, prind.
Drejtues të Ministrisë së Arsimit vënë në dukje se rezultatet e testit TIMSS do të përdoren për reformat brenda sistemit arsimor në Kosovë.
“Për testin final janë përzgjedhur në Kosovë 152 shkolla, ku nga këto shkolla janë përzgjedhur 232 paralele të klasave të katërta. Për dallim prej PISSE-es, ku mostra përzgjidhet mosha e caktuar psh. mosha te testi TIMSS përzgjidhen klasat. gjithsej në test do të jenë 4956 janë të përzgjedhur”, tha Fatmir Elezi, udhëheqës i divizionit për vlerësim –MASHT
Kosova merr pjesë në këtë test në mesin e rreth 60 shteteve, derisa për herë të fundit ky test në vendin tonë është mbajtur në vitin 2019. /RTK/