Përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare të sportit shkollor ka nisur dje me pjesëmarrjen në ISF World School Handball Championship 2026, që po zhvillohet në Shkup.
Në këtë kampionat botëror, vendi përfaqësohet nga fituesit e garave republikane të vitit shkollor 2025/26, duke sjellë në skenën globale ekipet më të mira të hendbollit shkollor në Kosovë:
— Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, Deçan – kampionët në kategorinë e djemve
— Gjimnazi “Eqrem Çabej”, Vushtrri – kampionet në kategorinë e vajzave
Garat zhvillohen nga 20 deri më 29 prill 2026, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga e gjithë bota, në një format që ndërthur sportin me edukimin, duke promovuar vlerat e fair play-it, respektit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Pjesëmarrja e Kosovës me kampionët e saj shkollorë përfaqëson një moment të rëndësishëm për sportin në vend, duke dëshmuar progresin e strukturave të sportit shkollor dhe potencialin e gjeneratave të reja.
Nga kampionët kombëtarë – drejt sfidës botërore. 🇽🇰