Kosova me mbi 9 mijë nxënës e studentë më pak se një vit më parë



nder titull

- Advertisement5 -

Kosova ka shënuar rënie të numrit të përgjithshën të nxënësve dhe studentëvë gjatë vitit shkollor 2025/2026, ndërsa i vetmi nivel ku është regjistruar rritje është ai i parashkollor.

- paragrafi 1 -

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) më 08.06.2026, në të gjitha nivelet e arsimit në sektorin publik dhe privat janë regjistruar gjithsej 361.343 nxënës dhe studentë, krahasuar me 370.921 sa ishin në vitin shkollor 2024/2025.

- Advertisement - M1

Kjo paraqet një rënie prej 9.578 persona brenda një viti shkollor.

Të dhënat e publikuara tregojnë se numri i përgjithshëm në sektorin publik ka rënë nga 317.484 në 309.836, ndërsa në sektorin privat nga 53.436 në 51,507.

Ndryshe nga nivelet e tjera të arsimit, numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkullor ka shënuar rritje. Në vitin shkollor 2025/2026, janë regjistruar 35.948 fëmijë, ose 1.910 më shumë se një vit në parë, kur ishin 34.038.

- Advertisement - m2

Në institucionet publike parashkollore janë regjistruar 24.422 fëmijë, ndërsa në ato private 11.526.

Nga ana tjetër, arsimi fillor dhe i mesëm i ulët vazhdon të shënojë rënie. Sipas ASK-së, gjatë vitit 2025/2026 janë regjistruar 198.639 nxënës, krahasuar me 208.515 në vitin paraprak, ose 9.876 nxënës më pak.

Të dhënat e ASK-së tregojnë gjithashtu një ndryshim të dukshëm në shpërndarjen sipas sektorëve.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, sektori publik ka 194.314 nxënës, ndërsa sektori privat vetëm 4.325, krahasuar me 9.325 sa kishte një vit më parë.

Edhe arsimi i mesëm i lartë ka shënuar rënie. Numri i nxënësve ka zbritur nga 63.551 në 62.085, që nënkupton 1.466 nxënës më pak.

Në shkollat publike të mesme janë regjistruar 56.892 nxënës, ndërsa në ato private 5.193. Krahasuar me vitin paraprak, sektori privat ka një ulje të lehtë prej 21 nxënësish.

Rënie është evidentuar edhe në arsimin e lartë. Numri i studentëve ka kaluar nga 64.817 në 64.671, ose 146 studentë më pak.

Sa i përket ndarjes sipas gjinisë, statistikat tregojnë se edhe këtë vit vajzat vazhdojnë të dominojnë në arsimin universitar. Në vitin 2025/2026 janë regjistruar 40.184 studente dhe 24.487 studentë.

Në të gjitha nivelet e arsimit, numri i përgjithshëm i vajzave/grave është 184.996, ndërsa i djemve/burrave 176.347.

Sipas ASK-së, statistikat janë përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe përfshijnë të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit në Kosovë për vitin shkollor 2025/2026.

Të dhënat e ASK-së i gjeni në këtë LINK.

 

Shqip | English