Kosova zë vendin e parë për Vullnetarizëm Edukativ në Sllovaki

- Advertisement -

Kosova ka zënë vendin e parë në edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Organizata TOKA njofton se Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet” nga Shkolla Rexhep Akllapi mahniti botën me projektin e tyre “Një herë një hero, gjithë jetën hero”, duke fituar vendin e parë në kategorinë e Edukimit Jo-formal.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Super Vullnetarët e Kosovës, duke ndryshuar jetë, shkruajnë historinë! 🌟

🏆Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se Kosova ka zënë VENDIN E PARË në Edicionin e pestë të Çmimit Rajonal të Vullnetarizmit Edukativ në Sllovaki!

- Advertisement -

💥Klubi i Super Vullnetarëve “Yjet” nga Shkolla Rexhep Akllapi mahniti botën me projektin e tyre “Një herë një hero, gjithë jetën hero”, duke fituar vendin e parë në kategorinë e Edukimit Jo-formal.

🏥Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, këta Super Vullnetarë u trajnuan për të ofruar ndihmën e parë dhe më pas ua kaluan njohuritë e tyre 200 nxënësve, prindërve dhe mësuesve në komunitetin e tyre!

🙌”Ky çmim i kushtohet Super Vullnetarëve tanë që punuan pa u lodhur në një fshat të vogël në Kosovë. Kjo dëshmon se ata vlejnë dhe munden, kur guxojmë të ëndërrojmë e arrijmë madhështinë. Klubi “Yjet” shkëlqyen sot.” – u shprehën lideret Arjeta Shillova dhe Mimoza Bytyçi duke e pranuar çmimin.