Kosova fiton një Medalje të Bronztë në Olimpiadën e Matematikës

- Advertisement -

Kosova ka fituar një Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë (IMC 2023).

- paragrafi 1 -

“Në Olimpiadën e 30-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë, IMC 2023, Kosova u përfaqësua nga dy studentë të Universitetit të Prishtinës, Andi Sejdiu dhe Oki Caka. Andi Sejdiu ka fituar një Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë)”, njofton shoqata.

- Advertisement -

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.