Kosova është njoftuar se të gjitha programet e studimeve për SHBA janë pezulluar për momentin

- Advertisement -

Bordi i Shkëmbimit Arsimor SHBA-Kosovë (USKEB) ka marrë njoftim zyrtar nga Departamenti i Shtetit se të gjitha programet e studimeve përmes të cilave studentët kosovarë kanë pasur mundësi të studiojnë në SHBA, për momentin janë pezulluar.

- paragrafi 1 -

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Metro, USKEB ka konfirmuar se është njoftuar prej Departamentit të Shtetit se të gjitha aktivitetet e programeve studimore janë pezulluar për momentin.

- Advertisement -

Ky njoftim ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të presidentit Trump për rishikimin e ndihmës për vendet e huaja, që pezullon për 90 ditë të gjitha ndihmat e SHBA-së për shtetet e tjera.

Edhe USKEB iu referua këtij urdhri ekzekutiv të presidentit Trump, duke treguar se që nga 24 janari janë pezulluar të gjitha aktivitetet që financohen nga Departamenti i Shtetit.

Në mesin e programeve të cilat janë aktive në Kosovë, bëjnë pjesë Fulbright për studentët e nivelit Master, Global UGRAD për shkëmbime studentore, YES Kosovo për nxënësit e shkollave të mesme dhe shumë programe tjera.

- Advertisement -

Për momentin, nuk dihet fati i këtyre programeve, të cilat mund të vazhdojnë njësoj, mund të modifikohen, por edhe të ndalen tërësisht, varësisht nga vendimi që merr administrata Trump pas mbarimit të periudhës 90-ditore të pezullimit.