E hënë, 3 Shkurt, 2025

Kosova është njoftuar se të gjitha programet e studimeve për SHBA janë pezulluar për momentin

- Advertisement1-

Bordi i Shkëmbimit Arsimor SHBA-Kosovë (USKEB) ka marrë njoftim zyrtar nga Departamenti i Shtetit se të gjitha programet e studimeve përmes të cilave studentët kosovarë kanë pasur mundësi të studiojnë në SHBA, për momentin janë pezulluar.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Metro, USKEB ka konfirmuar se është njoftuar prej Departamentit të Shtetit se të gjitha aktivitetet e programeve studimore janë pezulluar për momentin.

- Advertisement -

Ky njoftim ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të presidentit Trump për rishikimin e ndihmës për vendet e huaja, që pezullon për 90 ditë të gjitha ndihmat e SHBA-së për shtetet e tjera.

Edhe USKEB iu referua këtij urdhri ekzekutiv të presidentit Trump, duke treguar se që nga 24 janari janë pezulluar të gjitha aktivitetet që financohen nga Departamenti i Shtetit.

Në mesin e programeve të cilat janë aktive në Kosovë, bëjnë pjesë Fulbright për studentët e nivelit Master, Global UGRAD për shkëmbime studentore, YES Kosovo për nxënësit e shkollave të mesme dhe shumë programe tjera.

Për momentin, nuk dihet fati i këtyre programeve, të cilat mund të vazhdojnë njësoj, mund të modifikohen, por edhe të ndalen tërësisht, varësisht nga vendimi që merr administrata Trump pas mbarimit të periudhës 90-ditore të pezullimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

U jepet lamtumira e fundit tre nxënësve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë

U është dhënë lamtumira e fundit tre fëmijëve që vdiqën tragjikisht në Jabllanicë të...

“Ëndrrat e tyre mbetën në gjysmë”, përlot shoku në ceremoninë e varrimit të tre të miturve në Jabllanicë

Në ceremoninë e varrimit të tre të miturve Ideal Rama (14 vjeç), Veton Morina...

Flet kujdestari i tre të rinjve që vdiqën në Jabllanicë: Kanë qenë nxënës të shkëlqyer

Pasditen e së shtunës, Jabllanica e Gjakovës u trondit me vdekjen e tre të...

Shkolla e re “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit hap dyert për nxënësit dhe mësuesit

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se shkolla e re “Bajram...