KosInvest zgjeron aktivitetin, hap zyrë të re në Suharekë

- Advertisement5 -

Institucioni mikrofinanciar KosInvest ka vazhduar zgjerimin e rrjetit të tij në Kosovë me hapjen e një zyre të re në Suharekë, duke synuar të ofrojë shërbime financiare më të qasshme për qytetarët, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

KosInvest ka njoftuar për hapjen e zyrës së re në Suharekë, si pjesë e përkushtimit për të qenë më pranë klientëve dhe për të lehtësuar qasjen në financim për komunitetin lokal.

- Advertisement - M1

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili mori pjesë në këtë ngjarje.

Nga KosInvest theksojnë se zgjerimi i rrjetit përfaqëson një hap drejt mbështetjes së zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të klientëve në realizimin e planeve të tyre financiare.

kryesore

- Advertisement - m2

ks

Njoftimi i plotë:

KosInvest tashmë edhe në Suharekë! 🎉

Me shumë kënaqësi shënuam hapjen e zyrës sonë më të re, duke u afruar edhe më shumë me komunitetin dhe duke e bërë financimin më të qasshëm për të gjithë. 🙌

Gjatë ceremonisë së hapjes së zyrës sonë në Suharekë, patëm kënaqësinë dhe nderin të mirëpresim Kryetarin e Komunës, z. Bali Muharremaj.

Në KosInvest, besojmë se çdo hap i vogël drejt klientit është një hap i madh drejt zhvillimit të komunitetit. 🧡

Ju mirëpresim në një ambient mikpritës dhe modern.

Le të ndërtojmë së bashku të ardhmen tuaj financiare. 🙌

📍 Rr. Brigada 123 p.n., Suharekë
🌐 www.kosinvest.org