Ekipi i KosInvest mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë dhe UN Women në Istog, ku prezantuam mundësitë e financimit dhe produktet e tyre kreditore për gratë ndërmarrëse, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga KosInvest:
🌾 Gratë në bujqësi dhe agro-turizëm meritojnë më shumë mbështetje dhe mundësi për zhvillim!
Sot, ekipi i KosInvest mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë dhe UN Women në Istog, ku prezantuam mundësitë e financimit dhe produktet tona kreditore për gratë ndërmarrëse.
Aktiviteti u mbajt në kuadër të projektit “Promovimi i Fuqizimit të Grave Rurale në Kosovë”, i implementuar nga Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO) dhe UN Women Kosovo , me mbështetje financiare nga Austrian Development Agency .
Jemi të lumtur që kontribuojmë në iniciativa që fuqizojnë gratë dhe mbështesin zhvillimin e bizneseve lokale. 💚