KosInvest ishte pjesë e edicionit të pestë të Panairit të Karrierës dhe Punës në Kolegji AAB, duke sjellë më afër studentëve mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe hyrje në tregun e punës.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi të jemi pjesë e edicionit të pestë të Panairit të Karrierës dhe Punës në Kolegji AAB. 🎓✨
Mes energjisë dhe ambicies së studentëve, pamë të ardhmen duke marrë formë. Të rinj me ide, guxim dhe potencial për të ndërtuar më shumë se një karrierë, për të krijuar vlerë.
Ne shohim potencial të vërtetë tek secili prej tyre. Prandaj jemi këtu për të hapur dyer të reja, për të krijuar mundësi dhe për t’i mbështetur në hapat e parë drejt tregut të punës.
Faleminderit për interesimin dhe energjinë, shihemi në edicionet e radhës. 🙌


