KosInvest hap zyrë të re në Istog, zgjeron shërbimet për klientët

- Advertisement5 -

Institucioni mikrofinanciar KosInvest ka zgjeruar rrjetin e tij të shërbimeve duke hapur një zyrë të re në Istog, me qëllim ofrimin e qasjes më të lehtë në financim dhe afrimin më të madh me klientët në këtë zonë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

KosInvest ka njoftuar për hapjen zyrtare të zyrës së re në Istog, një hap që vlerësohet si pjesë e angazhimit për të rritur prezencën dhe për të ofruar shërbime financiare më të afërta për qytetarët.

- Advertisement - M1

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe të kompanisë, ndër ta Seth Cechetto, anëtar i pavarur i Bordit të Drejtorëve, si dhe Enver Rugova, kryetar i Asamblesë Komunale të Istogut.

Sipas njoftimit, zyra e re është e pajisur me kushte moderne dhe synon të ofrojë shërbime financiare me profesionalizëm, transparencë dhe integritet për të gjithë klientët.

1 4

- Advertisement - m2

2 2

Njoftimi i plotë:

KosInvest tashmë edhe në Istog! 🎉

Hapja e zyrës sonë të re në Istog përfaqëson një hap të rëndësishëm në përkushtimin tonë për të ofruar qasje më të lehtë financimi dhe për të qenë më pranë klientëve tanë.

Në ceremoninë e hapjes patëm nderin të kemi pranë Seth Cechetto Anëtar i Pavarur i Bordit të Drejtorëve, dhe Z. Enver Rugova – Kryetar i Asamblesë Komunale të Istogut.

Zyra e re ofron një ambient bashkëkohor dhe mikpritës, ku klientët mund të marrin shërbime financiare me profesionalizëm, transparencë dhe integritet.

Ne mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur në realizimin e qëllimeve dhe planeve tuaja financiare. 🙌

📍 Adresa: Rr. Fehmi Agani, nr. 51, Istog
🌐 www.kosinvest.org