Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan 6 pedagogë janë vënë në pranga për korrupsion dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Përveç parave, nota kaluese po këmbehen edhe me një thes me patate.
Në dosjen e Prokurorisë është zbardhur një bisedë mes njërës prej të arrestuarve dhe një studenteje, e cila i thotë se i ka sjellë një thes me patate dhe e pyet se ku mund t’ia lerë.
Patatet janë bërë simboli i një sistemi korruptiv që nxjerr në pah metodat “alternative” të vlerësimit, ku duket se çdo provim ka një çmim… dhe ai çmim është një thes me patate!
Kujtojmë se mes të arrestuarve janë O.B. 50 vjeçe, që jep lëndën “Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme,” Z.G., 37 vjeçe, e cila mbulon “Puna me familjen dhe komunitetin,” dhe A.SH., 61 vjeç, pedagog i “Edukimit motorrik dhe lojërave lëvizore.”
Po ashtu, janë arrestuar B.G. 58 vjeçe, që jep “Të mësuarit nëpërmjet lojës,” F.T., 56 vjeçe, me lëndën “Filozofi e edukimit,” dhe M.H. 49 vjeçe, e specializuar në “Edukimin gjinor në fëmijërinë e hershme.”
Edhe G.H.59 vjeç, si sekser, ka përfunduar në pranga.
Në kërkim mbetet E.G. e cila jep lëndën e “Letërsisë për fëmijë.”