Kori “Siparantum” nga Kosova ka fituar vendin e dytë dhe medaljen e Argjentë në Selanik, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Në sallën ceremoniale të Universitetit “Aristoteli” në Selanik, në kuadër të 14th World Choir Festival on Musical & Competition, Kori “Siparantum” nga Kosova shkëlqeu mes pjesëmarrësve nga SHBA, Greqia, Sllovakia, Polonia dhe Serbia.
Pas një gare jashtëzakonisht të ngushtë dhe të nivelit të lartë artistik, kori ynë u rendit në vendin e dytë dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë. Vendin e parë e fitoi Brigham Young University Singers nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën dirigjimin e Dr. Andrew Crane – një nga koret më të mira në botë.
Ky është një tjetër sukses për korin “Siparantum”, që vazhdon të përfaqësojë denjësisht Kosovën në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.
Urime 🇽🇰❤️