E mërkurë, 8 Janar, 2025

“Kopjimi në Testin e Arritshmërisë”, menaxhimi jo i mirë nga komunat

- Advertisement1-

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, deklaroi se problem evident është mosadministrimi i duhur i Testit të Arritshmërisë, në të cilin, ai tha se nxënësit kopjojnë, e për këtë janë mbështetës edhe prindërit.

Ai deklaroi në “Konfrontin” e KTV-së se shprehia e kopjimit në shkolla nis nga klasa e parë, ndërsa shtoi se kërkesa për largimin e këtij testi është e paarsyeshme.

- Advertisement -

“Testi i Arritshmërisë është instrumenti i vetëm që ka shteti për të matur aftësitë dhe shkathtësitë e nxënësve. Defektet e këtij testi qëndrojnë te mungesa e standardizimit…Është edhe fenomen i menaxhimit jo të mirë, pasi ky test menaxhohet nga komunat, e jo nga niveli qendror. Pastaj, krejt kjo bënë që të ketë kopjtime. Kjo dukuri mësohet nga klasat e para, e për fat të keq shpeshherë edhe prindërit janë mbështetës të kësaj. Dhe pastaj ata e zbatojnë këtë në moshën 14-vjeçare. Kur kërkohet të hiqet testi i arritshmerise, mendoj se kjo s’është kërkesë që duhet të mbështetet”, deklaroi Pupovci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit...

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëset që po spikasin në botën e letërsisë shqipe

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëse të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, me talentin e...

Drilon Zekaj nga Drenica merr titullin doktor i shkencave mjekësore

Kosovës nga sot iu shtua edhe një doktor i shkencave mjekësore, dhe ai është...

Drejtori i Arsimit në Drenas viziton disa shkolla, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj...