E martë, 25 Shkurt, 2025

Kopjimi i testeve/ Kërkohet votimi i një rezolute që suspendon Testin e Arritshmërisë dhe të Maturës

- Advertisement1-

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se procesin e mbikëqyrjes së Testit të Arritshmërisë dhe Maturës Ministria e Arsimit e ka bërë në mënyrë aspak profesionale dhe kaotike.

Tahiri ka thënë se viktima të këtij procesi të menaxhuar dobët nga ana e MASHT-t janë vetë nxënësit.

- Advertisement -

“Testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë. Është e papranueshme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikëqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”, ka thënë Tahiri.

Ai dha edhe arsyet që, sipas tij, ndodhi kjo.

“Për muaj me radhë, nuk pati asnjë informim nga MAShT, se cila është rëndësia e Testit të arritshmërisë dhe maturës, sikurse nuk kishte as informim as sensibilizim zero. Gjithçka rutinë. Përgjatë gjithë kohës nuk pati asnjë debat rreth asaj se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit dhe çfarë mund të bënin mësimdhënësit dhe prindërit në këtë drejtim. Pra, as informim as përfshirje, sikur dështimi dhe mos arritshmëria e nxënësve të ishte qëllim. Është e papranueshme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikëqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobët”.

Ai tha se Grupi i tyre Parlamentar po pret rezultatet dhe deri atëherë “do t’i bëjë disa veprime”.

“Nga e sot, Zyra e Grupit Parlamentar është e hapur për çfarëdo komunikimi me prindër, të cilët janë të pakënaqur dhe kanë evidencë për manipulime, keqmenaxhim dhe padrejtësi që u janë bërë nxënësve. Po ashtu, ankesat mund të drejtohen në emailin tonë: [email protected] ose telefon: 03820010115. Pas daljes së rezultateve dhe me evidentimin e menaxhimit të keq, do të bëjmë dy veprime: Do të ftojmë në interpelancë ministren e MAShT-it; Do të kërkojmë votim të një Rezolute për suspendimin e këtij procesi, gjithmonë në bazë të evidencës

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...